Një 60-vjeçarnë fshatin Polis Qendër në Librazhd i ka dhënë fund jetës duke prerë damarët. Mësohet se Xhevahir Shkurti ishte i infektuar me koronavirus bashkë me bashkëshorten dhe motrën e tij.
Te tre ata mjekoheshin për Covid-19 nga shtëpia.
Motra e Shkurtit jetonte në Vlorë, por pasi u infektua mbeti e bllokuar në Polis. 60-vjeçari dyshohet se kishte probleme me depresionin ndërsa trupi i tij i pajetë është dërguar në Elbasan për ekspertizë.
Burri u gjet pa shenja jete përpara banesës së tij, në një banjo të jashtme.