Duke përkujtuar 26 marsin, protestën e parë antikomuniste në Shqipëri, Presidenti i Republikës, Ilir Meta thekson se ajo protestë është një mesazh i gjallë për rininë shqiptare.
Meta thekson se kjo rini përballet me të keqen, ndërsa shton se protesta zemra e demokracisë.
Reagimi i plotë:
Si në çdo 26 mars, përkujtojmë sot protestën e parë më të fuqishme antikomuniste në Shqipëri, pas dekadash terrori, shtypje dhe izolimi. E para protestë, kur të rinjtë e Kavajës, marshuan rrugëve të qytetit me thirrjet “Lironi shokët tanë”, “Poshtë Diktatura”, “Liri-Demokraci”.
Kryengritja antikomuniste e Kavajës është një mesazh i gjallë për rininë shqiptare, që sot përballet me të keqen, që ka marrë peng të ardhmen evropianë të Shqipërisë.
Protesta është zemra e demokracisë për ata që nesër nuk duan të zgjohen në diktaturë!