Dita e parë e fushatës elektorale, e ka gjetur kryeministrin Edi Rama në qytetin e Durrësit, ku po shpalos vizionin e Partisë Socialiste për të ardhmen.
Rama, tha se ka bërë shumë për qytetin e Vlorës, edhe për faktin se atje ka qenë kryeministër.
Po ashtu, ai tregoi se ku do të kandidojë për deputet, duke shtuar se do të qëndrojë aty ku do ta duan më shumë.
“Është fakt që provohet nga shifrat, e të gjitha pasqyrave të sektorëve të ndryshme. Përveç kësaj, Durrësi, është realisht në kushtet që mund të bëj një kapërcim të madh. E kuptoj shumë mirë durrsakët që e shohin Vlorën me xhelozi për të gjithë ndryshimet e ndodhura. Por për vetë faktin që në Vlorë ka pasur një ndryshim, edhe për faktin që kam qenë deputet, por edhe ka qenë më e lehtë për të zhbllokuar energjinë e bllokuar në atë pikë të vijës tonë bregdetare, se sa në Durrës që është e vështirë. Nga ana tjetër, Durrësi ndryshe nga Vlora dhe ndryshe nga çdo pikë tjetër, ku zhvillimi i turizmit tonë ka një potencial të veçantë, ka një potencial shumë kompleks. Durrësi s’është vetëm deti, Durrësi ka dhe një pjesë tjetër që ka të bëj me tregtinë dhe është e lidhur me potencialin e ti. Për shkak të këtij potenciali ka të bëjë edhe me industrinë e lehta që janë zhvilluar në kohë, por që do të zhvillohen edhe më tutje. Unë jam këtu, për t’iu thënë juve dhe të gjithë durrsakëve, se ky është momenti i duhur të jem këtu, jo thjesht si kryeministër, por edhe si anëtarët e qyteti të Durrësit, duke e sjellë në vëmendje si detyrim edhe për faktin e të qenit deputet. Natyrisht që kjo varet nga ju, nga durrsakët, po flisja me Milvën sepse jam në të dyja vendet dhe do të rri aty ku më duan më shumë.
Është një garë mes atyre të babës dhe të nonës, këta të nonës janë inatçi të madh, këta të Durrësit më pak, sepse e mbajnë përbrenda dhe e nxjerrin me pasion. Por në këtë moment duhet nxjerrë me pasion që të marrim një rezultat kuptimplotë, për të afirmuar domosdoshmërinë për të vijuar punët që kemi nisur dhe mos lejuar të kthehet mbrapsht rrota e historisë, ajo do të kthehej mbrapsht drejtpërdrejt në të gjithë kategoritë. Ata që janë me të tjera mendje, llogore, i them më shumë se sa çdo herë tjetër, vota do të jetë për të marrë në punë njeriun e duhur dhe njerëzit e duhur. Kur merr në punë, për të rregulluar lavamanin nuk e pyet, a je me mua a me ta, por s’do t’ia dish fare çfarë është ai, por merr më të mirin që të rregullojë lavamanin. E njëjta gjë duhet të ndodhë edhe kur merr në punë një kryeministër dhe qeveri, për të bërë punën, nëse bën punën, e bën. Mund ta duash shumë atë tjetrin, por nëse rri e fle gjumë, për çfarë të duhet. Përtej kësaj, duhet të keni parasysh një gjë, nuk kemi një program elektoral për t’i bërë qejfin sepse jemi qeveria.
Nuk mund të flasim siç flisnim në 2013-ën, ku shumë gjëra na dukeshin të lehta sepse se dinim si ishte shteti nga brenda dhe për më tepër nëse flasim për programin e tyre elektoral është një menu që secili ka pjatën që do dhe thotë jep votën. Port ë jesh i sigurt do të vijnë gjëra që s’do ti doje. Nëse ka një arsye sot të pa diskutueshme sot që çdo biznes i vogël të mos e ndërrojë kryeministrin është taksa 0. Dyqanin në mëngjes një biznesi të vogël nuk ia hap Luli, ai është duke fjetur gjumë. Edhe në fund të ditës, kur shko në shtëpi, çka ke fituar e ke fituar vetë, nuk ta ka fituar Luli dhe partia. Nëse taksën e ke zero, shko pas Lulit dhe partisë dhe taksa të doli siç del gjithmonë me ta, tjetër për tjetër, atëherë për çfarë duhet ta japësh votën, për tifozllik.
Nëse sot je në një punë dhe ke një të ardhur që është minimale, apo mesatare, nuk ke asnjë arsye që të ndërrosh qeverinë, sepse për shkak se të ardhurat e tua janë mesatare, sepse je mësuese, infermiere, për shkak se je kamerier, je shofer, paguan më pak taksë se sa taksa që do të hash nëse vjen Luli me ata, ajo taksa e sheshtë, që është krijuar për ata që fitojnë më shumë, s’është krijuar për ata që fitojnë më pak. Është krijuar që ata që fitojnë më shumë paguajnë më pak”, tha Rama.