Detaje të reja janë zbuluar nga përdhunimi në Devoll i 43-vjeçares me aftësi të kufizuara mendore.
Rezulton se pas kontrollit në spitalin e Bilishtit, se 43-vjeçarja është shtatzënë 6-muajshe.
Pas hetimeve, ajo ka deklaruar në Polici se është abuzuar seksualisht nga 20-vjeçari që është ndaluar tashmë nga Policia.
NJOFTIMI
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë ndalimin e shtetasit K. K., 20 vjeç, banues në një fshat të Njësisë Administrative Miras, pasi dyshohet se ky shtetas, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 43-vjeçare, me aftësi mendore të kufizuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.