Kolegji Zgjedhor ka ndryshuar datën për shqyrtimin e ankimimit të PS, për listat që koalicioni PD-AN do të ketë zgjedhjet e 25 prillit.
Fill pas letrës së KQZ, drejtuar Kolegjit Zgjedhor për të përshpejtuar ankimimin e PS, u vendos që seanca të zhvillohet më 29 mars dhe jo në 31 siç ishte caktuar më herët.
Çështja e listave të koalicionit të PD shkoi në Kolegjin Zgjedhor, pasi KAS vendosi të pranonte ankimin e kësaj partie që të ketë në listat e kandidatëve për deputetë 222 emra dhe jo 153 siç ka kërkuar KQZ.
Vendimi i Kolegjit Zgjedhor do të jetë vendimtar për përcaktimin e modelit të fletës së votimit që do të përdoret në 25 prill, nëse do të jetë me emrat e kandidatëve, apo këta të fundit do të identifikohen në fletë përmes numrave.