Policia e Tiranës njoftoi se është gjetur trupi pa jetë i 32-vjeçarit Arjan Sala, zhdukur në magazinën e përfshirë nga zjarri të qendrës tregtare në Kashar.
Ai kishte mbetur pranë një dere të kyçur.
Trupi i Shefit të Sigurisë u gjend rreth orës 3 pas mesnate brenda në magazinë, aty ku kishet mbetur në përpkje për të shuar zjarrin që përfshiu një hapësirë të madhe të mbushur me mallra dhe rrezikoi jetën e punonjësve.
Familja e tijprej tre ditësh është në një pritje të dhimbshme për të birin, bashkëshortin, babanë e një fëmijë trevjeçar, i cili kishte mbetur në magazinën që digjej nga flakët dhe në temepratura të larta, ku zjarrfikësit e kishin të pamundur të hynin.