32-vjeçari Arjan Sala humbi jetën në magazinën e një qendre tregtare në Tiranë, në përpjekje për të shpëtuar personat e tjerë që ndodheshin brenda saj në momentin kur ajo u përfshi nga flakët.
Nëpërmjet një mesazhi rrëqethës në Facebook, vëllai i tij, Edmond Sala shpreh dhimbjen e madhe për vdekjen e të riut.
“O heroi im, me ike në lule të rinisë”, shkruan ndër të tjera Edmond Sala.
Sot është gjetur pas 60 orësh trupi i të riut që mbeti i bllokuar në magazinën në flakë pranë Casa Italia-s.