Bilbil Karumi, i afërm i 20-vjeçarit Klavio Karumi që akuzohet se ka përdhunuar një 43-vjeçare me probleme të shëndetit mendor ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë në Miras të Korçës.
Ai u shpreh se 20-vjeçari ishte djalë i rregullt dhe shpreh bindjen se nuk ka abuzuar me gruan me probleme mendore.
"E ka arrestuar mbrëmë policia. Askush nga familjarët nuk kanë mundur ta takojnë. I kanë caktuar një avokat kryesisht. Jam i bindur që nuk e ka përdhunuar kushëriri im. 43-vjeçarja është me probleme mendore, nuk janë të besueshme deklaratat e saj.
Ishte djalë i rregullt dhe jetonte vetëm më të ëmën në kushte shume të vështira. Ishte martuar 2 muaj më parë. Policia e ka arrestuar pa prova. Nuk është bërë analiza e ADN që të vërtetojë atësinë", ka thënë i afërmi i Klavio Karumit.