Meta vizitë në familjen e Arjan Salës: Simbol i vetëmohimit, i dashurisë për njerëzit

Shqipëria

Meta vizitë në familjen e Arjan Salës: Simbol i vetëmohimit, i dashurisë për njerëzit

Më: 27 mars 2021 Në ora: 11:41
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka vizituar familjen e Arjan Salës, 32-vjeçarit i cili u dogj mes flakëve në një qendër tregtare 4 ditë më parë për të shpëtuar mbi 20 njerëz.

Meta thotë se i ndjeri Sala është simbol i vetëmohimit dhe dashurisë për njerëzit.

Arjan Sala mbeti i vdekur 4 ditë më parë teksa trupi i pajetë iu gjet sot.

‘’Arjan Sala shpëtoi shumë jetë njerëzish. Arjan Sala simbol i vetëmohimit, i dashurisë për njerëzit.’’- tha Meta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat