Kryeministri Rama ishte sot në Shijak, ku vizitoi familjet që janë vendosur në shtëpitë individuale të rindërtuara, pas shkatërrimit që pësuan nga tërmeti i 26 nëntorit.
Edi Rama theksoi se në Shijak po mbaron rindërtimi i shtëpive individuale dhe tani do të vijojë puna me pallatet dhe lagjen e re.
“Rëndësi ka që u krye dhe ne jemi të çliruar pasi në Shijak mbaron rindërtimi i shtëpive individuale”, u shpreh kryeministri Rama.
Bashke me kryeministrin sot në Shijak ishte edhe ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.