Veriu i Shqipërisë është ndër më të lakmueshmit në rajonin e Ballkanit sa i takon atraksioneve turistike. Por, disa zona janë ende të pazbuluara nga turistët vendas për shkak të mungesës së një harte të mirëfilltë turistike.
Për këtë kanë menduar 5 të rinj nga qyteti i Shkodrës, nga mosha 15-18 vjeç të cilët kanë vendosur të krijojnë një faqe ku të promovohet veriu i Shqipërisë.
Ideatorët po ofrojnë për turistët informacione të shumta sa i takon resurseve natyrore duke krijuar dhe ndërthurjen me bizneset vendase për të nxitur zhvillimin e tyre.
Edra Dibra, drejtuese e grupit të të rinjve shprehet se nëpërmjet web faqes do promovohet i gjithë veriu i Shqipërisë pasi nuk ka marrë vëmendjen e duhur.
“Ideja na lindi gjatë një mbledhjeje pune (workshop) tri ditore dhe më pas e zhvilluam më tej. Veriu i Shqipërisë është i lënë mbrapa në krahasim me jugun”, shprehet ajo.
Për Helidon Sokolin, punonjës i Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore dëshira e këtyre të rinjve për të promovuar vendin e tyre është shumë për tu vlerësuar në kushtet ku shumë të rinj po zgjedhin të ikin.
“Jetojmë në botën e internetit dhe këto nisma janë shtojnë promovimin”, tha ai.
Edhe për Aurorën si natyraliste është tejet i rëndësishëm promovimi i vendeve turistike.
“Ky projekt synon të krijojë një grupi virtuale dhe të shërbejë si urë lidhëse mes bizneseve në fushën e turizmit dhe turistët”, deklaroi ajo.
Ky projekt për krijimin e kësaj faqe web-i u mbështet nga UNICEF si dhe ambasada holandeze në Tiranë.