Një 51 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u djegur me benzinë.
Mësohet se ai ishte babai i 4 fëmijëve.
“Më datë 27.03.2021, shtetasi A.Z., 51 vjeç, banues ne fshatin Storë, Skrapar, rrugës nga fshati Storë – Çorovodë, është vetëdjegur me benzinë dhe si pasojë ka gjetur vdekjen”, informon policia.
Grupi Hetimor në vendngjarje, po kryen veprimet e para hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.