Kryetari i Partisë Republikane ka risjellë në vëmendje rishikimin e legjislacionit që prek pronën pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Si pjesë e koalicionit të PD, Fatmir Mediu theksoi se kjo është një çështje kryesore jo vetëm për garantimin e investimeve por dhe për vendosjen e drejtësisë
Fatmir Mediu: Ajo që ka ndodhur këto 30 vite me pronën private është një krim i jashtëzakonshëm.
Janë mbi 8 mijë të vrarë nga çështja e pronës private, probleme akoma të pazgjidhura për shkak të interesave korruptive elektorale dhe kriminale të grupeve të cilat lidhen me shtetin për ti vjedhur pronën pronarëve dhe shtetarëve të cilët në mënyrë të vazhdueshme shikojnë pronën e pronarëve sikur të jetë prona e tyre.
Ajo që dua të them më kënaqësi sot është se, bashkë me Partin Demokratike kemi rënë dakort për një rishikim të gjithë legjislacionin mbi pronën.
Mediu e mbylli takimin e tij duke kërkuar mbështetje për koalicionin opozitar për ti dhenë fund, sipas tij, shkatërrimit nga qeveria Rama.