Banorët e fshatrave Bellovë, Rabdisht, Cerjan e Zagrad në Bashkinë Dibër protestojnë pasi thonë se prej 30 vitesh nuk është ndërhyrë asnjëherë në këtë aks rrugor që lidh ata me Peshkopinë.
“Nuk kanë vendosur asnjë gur. Rrogën e marrin por punë nuk bëjnë. Duam vetëm rrugën.
Nuk kërkojmë as bukë as ujë, kërkojmë rrugë” thonë protestuesit
Gjatë reshjeve të shiut e të dëborës, situata bëhet edhe më e vështirë.