Vlora është konsideruar një nga zonat e nxehta sa përket situatës në Hipoteka, ku kanë dhënë dorëheqjen disa kryeregjistrues në një kohë të shkurtër kohe.
Kreu i Kadastrës, Artan Lame, është ndalur në fshatin Gjilekë ku ka deklaruar përfundimin e hartës dhe kjo në konsensus me banorët.
Tashmë procesi do të nisë në Dhërmi dhe Vuno.
Lame: Ka vendime gjykate që i mbivendosen pronave. Kjo është formula që do të vijojë në të ardhmen dhe për fshatrat e tjera, më i afërti është Dhërmiu dhe Vunoi.
Lame i ka kthyer përgjigje dhe personit që iu prezantua kryetarit të opozitës si kushëri i kryeministrit Edi Rama.
Lame: Rasti në fjalë nuk është çështje mbivendosje pronash, nuk është çështje regjistrim pronash, është çështje problematike regjistrimi.
Sa i përket ndryshimeve më të fundit në Kadastrën e Vlorës, Lame u shpreh se Klodian Trozi është larguar me vullnet të lirë.