Me çeljen e fushatës elektorale, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, u ka dhënë urdhër të gjithë drejtorëve të policive vendore dhe shefave të komisariateve në vend.
Ai ka urdhëruar të gjithë që të qëndrojnë çdo ditë të javës në punë.
Edhe drejtorët apo shefat të cilët punojnë larg vendbanimit të tyre, gjatë kësaj periudhe nuk do të largohen nga vendi i punës në fundjavë.
Largimi i tyre, do të lejohet vetëm në rastet nëse kanë nevoja të veçanta dhe u duhet me patjetër që të largohen nga puna.