Ish-ministri i Shëndetësisë: Të prekurit nga COVID-19 janë lënë në mëshirë të fatit nga qeveria!

Shqipëria

Ish-ministri i Shëndetësisë: Të prekurit nga COVID-19 janë lënë në mëshirë të fatit nga qeveria!

Më: 27 mars 2021 Në ora: 17:23
Foto nga takimi

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu, është takuar me disa banorë në qytetin e Tepelenës, ku ka dëgjuar të gjitha problematikat e tyre gjatë kësaj periudhe të pandemisë.

Sipas Shehut, banorët e Tepelenës, sidomos ata të prekurit me COVID-19 janë braktisur nga pakujdesi shëndetësor.

Sipas tij, kostot financiare janë të papërballueshme për pjesën më të madhe të të prekurve me virusin.

Për zotin Shehu kaosi është prezent në Tepelenë ashtu si në të gjithë Shqipërinë pasi sistemi shëndetësor dhe menaxhimi i kësaj pandemie nga qeveria në ikje, ka rezultat veçse dështimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat