Fier, makina shpërthen në flakë gjatë ecjes, dyshimet e para
27/03/2021 - 18:05
Një makinë është përfshirë nga flakët në segmentin rrugor të njohur si Qafa e Koshovicës në Fier.
Automjeti ka qenë duke ecur në momentin që është përfshirë nga flakët.
Shoferi ka dalë nga automjeti që në momentet e para, pa lëndime.
Mendohet se zjarri mund të jenë shkaktuar nga ndonjë defekt në makinë.
Forcat zjarrëfikëse dhe policia kanë shkuar në vendngjarje.
Njoftimi i policisë
Sot rreth orës 17:40, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, ka marë flakë në ecje automjeti tip “Jeep” me drejtues shtetasin A. J.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.