Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pranuar se opozita kundrejt PS është më e zotë në drejtimin e plehrave, rrëmujës e zhgarravinave.
Sipas Ramës, opozitës së sotme nuk i bën përshtypje ndotja dhe çfarë vjen pas saj sepse me to ndjehen mirë.
Madje ai thotë se opozita e sotme kur ishte në pushtet nuk zhgarraviste si kryeministri me ngjyra, por vetëm bardh e zi.
”Nami i zi, inceneratorët, inceneratorët, mor zotëri është pastruar qyteti, mor zotëri skam ë ndotje. U mbyll plaga në Porto Romano, që këtu dukej tymi aty. Atyre nuk u bën përshtypje. Ndjehen miër me plehrat, me rrëmujën, shëmtinë, aty janë më të zotë se ne. Për rrëmujë, zhgarravina, jo si ynë me ngjyra, bardh e zi.”- tha Rama.