Dy persona mbetën të plagosur rëndë pasditen e sotme në një aksident rrugor në aksin Cërrik-Gramsh në afërsi të digës se liqenit.
Një automjet tip “BMW” ka humbur kontrollin dhe ka rënë 50 metra në greminë.
Për pasojë drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri që udhëtonte me të kanë mbetur të plagosur.
Për nxjerrjen e tyre nga makina është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.