Një aksident i frikshëm është raportuar në orët e kësaj pasditeje.
Ngjarja ka ndodhur në aksin Cerrik-Gramsh, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë.
Makina tip “BMV” ka rënë rreth 55 metra në humnerë, ku për fat të mirë dy personat që ndodheshin në të vetëm janë lënduar, megjithatë nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.
Veç shoferit, në makinë ishte edhe një tjetër person, që të dy aktualisht ndodhen në spital.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit të rëndë, që për pak mund të ishte kthyer në tragjedi.