Basha: Do të rrisim me 60% pagat e mësuesve, ju kthejmë dinjitetin

Shqipëria

Basha: Do të rrisim me 60% pagat e mësuesve, ju kthejmë dinjitetin

Më: 27 mars 2021 Në ora: 20:20
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zotohet se nën qeverisjen e tij pagat e arsimtarëve do të rriten me 60%.

Premtimin e bëri gjatë një takimi me mësues të arsimit parauniversitar në njësinë numër 11 në Tiranë.

Basha: Paga minimale 700 euro për pedagogun, për arsimtarin shqiptar dhe rritja prej 15% e pagave për katër vitet e para është objektin.

Basha tha se do të kthehej dinjitetin e mësuesve dhe do të largojë presionin politik ndaj tyre.

Basha: Ajo që  doja të thoja që kushtet e punës dhe pagat janë kryesorja. Kushtet e punës mos të flasim për politizimin e skajshëm që i është bërë arsimit në tërësi, arsimit parauniversitar, por edhe arsimit universitar.

Një nga misionet kryesore të normalizimit të politikës shqiptare, është që ta largojë frikën si një instrument sundimi. Njerëzit duhet të jenë të lirë të thonë mendimet e tyre dhe kjo është A-ja e demokracisë! Ky është formimi im, kjo është kërkesa juaj, kjo është minimumi që meriton Shqipëria dhe shqiptarët!

Ndaj, 25 Prilli do të jetë një ditë ndryshimi i thellë, edhe në raport me qasjen e politikës, edhe në raport të qasjes ndaj politikës, edhe në raport të qasjes së lirisë së njerëzve për të shprehur mendimet e tyre arsimtarët nuk do të ndëshkohen nëse kanë qëndrime të kundërta politike me qeverinë e ardhshme, me kryeministrin e ardhshëm.

Mësuesit pjesëmarrës në takim adresuan shqetësimet që hasin gjatë ushtrimit të profesionit të tyre teksa thanë se pandemia i ka shktuar vështirësitë pasi detyrohen të punojnë edhe për kolegët që mungojnë për shkak të infektimit me Covid-19.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat