Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, në një postim në profilin e tij në facebook ka ironizuar kryeministrin Rama që kërkon të bëhet si diktatori i Taxhikistanit.
‘Udhëheqësi ynë shekullor ka filluar ndryshon dhe rrjedhën e shekujve.
Të njëjtën gjë bëri edhe diktatori i Taxhikistanit disa vite më parë, ndryshoi kalendarin e vendit.
Diktatorët janë njësoj kudo, ndaj kanë të njëjtin "Happy End".
Ndoshta Rama beson se do të jetë udhëheqësi historik i shqiptarëve deri në shekullin e 25 pas erës tonë.
Për këto raste dalldisjeje populli thotë: "T'i rrojë kosherja se bletët i kanë ikur"‼’