Ditën e diel parashikohet mot i kthjellët dhe me alternime vranësirash kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites. Do të vijojë shkrirja graduale e dëborës prej temperaturave në rritje.
Era parashikohet të fryjë juglindje-veriperëndim e lehtë e përkohësisht mesatare në mesditë.
Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 1°C deri në 13°C
zonat e ulëta 3°C deri në 19°C
zonat bregdetare 5°C deri në 20°C