Nuk ndalet dhuna në familje.
Policia e Sarandës arrestoi një 46 vjeçar i cili akuzohet për dhunë në familje.
Policia prangosi shtetasin B.K. 46 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Njoftimi i policisë së Sarandës:
Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë kapja dhe ndalimi me inisiativë i shtetasit B. K., 46 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për për veprën penale “Dhuna në familje”.