Nis vaksinimi masiv me “Sinovac” me të moshuarit mbi 70 vjeç, gati tendat e hapura në sheshin ‘Skënderbej’

Shqipëria

Nis vaksinimi masiv me “Sinovac” me të moshuarit mbi 70 vjeç, gati tendat e hapura në sheshin ‘Skënderbej’

Më: 28 mars 2021 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Ka nisur sot në sheshin “Skënderbej” procesi i vaksinimit masiv me vaksinën kineze, duke filluar me të moshuarit mbi 70 vjeç, të cilët janë lajmëruar nga qendrat shëndetësore sipas rendit alfabetik.

Në hapësirën e sheshit “Skënderbej” nisen mbrëmjen e së shtunës përgatitjet për ngritjen tendave që do të shërbejnë si qendra vaksinimi. Procesin e përgatitor e ndoqi nga afër ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Kjo e fundit tha se nesër në të gjithë territorin e vendit, qytetarëve do t’u injektohet vaksina kineze “Sinovac”. Gjithashtu ajo shpjegoi të gjitha hapat që duhet të ndjekin qytetarët për t’u vaksinuar.

Image
Image

Sipas ministres, sot në të gjithë territorin e vendit, qytetarëve do t’u injektohet vaksina kineze “Sinovac”. Manastirliu ajo shpjegoi të gjitha hapat që duhet të ndjekin qytetarët për t’u vaksinuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat