Nis vaksinimi në Sheshin ‘Skënderbej’/ I moshuari pret në radhë për t’u vaksinuar: Nuk kemi frikë

Shqipëria

Nis vaksinimi në Sheshin ‘Skënderbej’/ I moshuari pret në radhë për t’u vaksinuar: Nuk kemi frikë

Më: 28 mars 2021 Në ora: 09:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Teksa sot ka nisur vaksinimit masiv të moshave mbi 70 vjeç, ky proces ka nisur në Sheshin ‘Skëndërbej’, ku të moshuarit presin në radhë.

Në një prononcim për gazetaren e ‘News24’ Aurora Golemi, një i moshuar, i cili priste në radhë bashkë me gruan e tij për të bërë vaksinën anti-covid, është shprehur optimist për këtë proces.

Ai pohoi se ishte telefonuar nga mjekja e familjes, e cila e kishte orientuar që të shkonte për t’u vaksinuar në një prej çadrave të ngritura në sheshin Skëndërbej.

“Po presim në radhë, kemi kënaqësi që po e bëjmë. S’kemi frikë nga vaksinimi. Jemi thirrur nga mjekja. Na mori në telefon dhe na tha; do bëni vaksinën. Kaq ishte e gjitha.”, tha ai. Ditën e sotme është parashikuar që të vaksinohen 800 deri në 1000 të moshuar me vaksinën kineze ‘Sinovax’.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat