Xhaxha dhe nip në Divjakë kanë përfunduar në pranga pasi, pas një sherri për pronën kanë goditur me sende të forta njëri-tjetrit. Të arrestuarit janë Xh., 50 vjeç dhe F. Xh., 24 vjeç, banues në fshatin Çermë e Sipërme.
Në lidhje me këtë ngjarje policia njofton se materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, arrestuan shtetasit Q. Xh., 50 vjeç dhe F. Xh., 24 vjeç, banues në fshatin Çermë e Sipërme (xhaxha dhe nip), pasi për motive pronësie janë goditur me sende të forta me njëri tjetrin.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.