Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim po qëndron në një vizitë dyditore në qytetin e Gjirokastrës.
Vizita ka qenë jozyrtare, ndonëse ka zhvilluar takime edhe me drejtues të qeverisjes lokale.
Ajo ka shëtitur në qytetin e gurtë.
Pamjet janë marrë gjatë vizitës së saj në Pazarin Karakteristik ku ka vizituar njësitë e tregtimit në Qafën e Pazarit duke mos ikur pa suvenire nga vizita e saj e parë në qytetin e gurtë.