Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë- Shkodër në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Pirajve”.
Janë përplasur një automjet me një motor.
Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për shkaqet e këtij aksidenti.