Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla, ka inspektuar nga afër procesin e vaksinimit në qytetin e Librazhdit.
Teksa përshëndeti të moshuarit që po vaksinoheshin, i komunikoi atyre që të rrinë të qetë. Balla iu bëri apel të moshuarve mbi 75 vjeç, që të paraqiten në qendrat shëndetësore për t’u vaksinuar.
Pjesë nga diskutimi
Balla-të moshuarve: Rrini të qetë se është perfekt. Po vaksinohen 70 vjeçarët?
Drejtuesi i këtij procesi: Po. Vaksina është me dëshirë. Askujt nuk i humbet e drejta nëse nuk vjen në atë ditë të përcaktuar. Kemi marrë 11 mijë vaksina në rang qarku.
Balla: Personeli shëndetësor është i jashtëzakonshëm. Nuk e fsheh dot gëzimin dhe krenarinë që kemi nisur procesin e vaksinimit në qarkun e Elbasanit. Këtu jemi në një qendër të vaksinimit. Janë 11 mijë vaksina që janë vënë në dispozicion për qarkun e Elbasanit për këto ditë. Vaksinimi do të vazhdojë për personat mbi 75 në qendrat shëndetësore. Apeli im është që çdo banor mbi 75 vjeç të paraqitet në qendrat shëndetësore.