Për Partinë Demokratike, fushata elektorale e Partisë Socialiste është e dështuar.
Në përgjigje të kryeministrit Edi Rama, që ka akuzuar opozitën se po shton rastet e reja me koronavirus me njerëzit që mbledh për fushatë, selia blu tha se turp është të lësh qytetarët e prekur nga tërmeti ende pa shtëpi.
“#Turp është të lësh mijëra qytetarë pa çati mbi kokë për një vit e gjysmë. #Papërgjegjshmëri është të mbash Shqipërinë në vendnumëro për 8 vite, ta largosh atë nga BE-ja dhe të mos u ofrosh asnjë të ardhme shqiptarëve.
#Rrumpallë është fushata e Ramës, që nuk ka asnjë arritje për të shpalosur, ndaj flet gjithë ditën për kundërshtarët.”