Vaksinimi në Kombinat, Rama: Do t’i kalojmë 10 mijë doza në ditë

Shqipëria

Vaksinimi në Kombinat, Rama: Do t’i kalojmë 10 mijë doza në ditë

Më: 28 mars 2021 Në ora: 15:58
Foto ilustrim

Procesi  i vaksinimit kundër Covid 19 po vijon dhe në zonën e Kombinatit, në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu kanë ndjekur nga afër vaksinimin e të moshuarve në Qendrën Shëndetësore në Kombinat.

“Edhe në Qendrat Shëndetësore ka filluar vaksinimi masiv i të moshuarve. Sipas informacioneve nga i gjithë vendi procesi ka ecur normalisht dhe besojmë që do të kapim targetin e vendosur. Kryesisht në qendra shëndetësore kemi pasur të moshuarit mbi 80 vjeç“, deklaroi Manastirliu.

Sipas grupmoshave, bazuar në planin kombëtar të vaksinimit, vijohet fillimisht me grupmoshën +85 vjeç dhe +80 vjeç të cilët do të vaksinohen në qendrat e tyre shëndetësore, ndërsa grupmosha +75 vjeç dhe duke zbritur tek ajo +70 vjeç, do të vaksinohen në qendrat e vaksinimit të përqendruar, shkruan në njoftimin për shtyp, Ministria e Shëndetësisë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, që prej fillimit të procesit të vaksinimit, në të gjithë vendin janë kryer mbi 65 mijë vaksinime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat