Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë e Elbasanit, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet më 25 Prill.
I shoqëruar nga drejtuesi politik i qarkut, Gazment Bardhi, Basha është ndalur tek disa nga pikat kryesore të programit të Partisë Demokratike, që prekin ndjeshëm të rinjtë dhe të ardhmen e tyre.
Nuk ka vonuar një postim nga ana e kryedemokratit në rrjetin social “Facebook”, ku duket krah tyre, i qeshur, teksa bën një selfie.
“Qytetarët e Elbasanit e dinë tashmë: në 25 Prill Rama humb dhe Shqipëria fiton”, – shkruan Basha krahas fotos.