Bashkëpunimi me Ramën? Kryemadhi: Do të ishte tradhti kombëtare

Shqipëria

Bashkëpunimi me Ramën? Kryemadhi: Do të ishte tradhti kombëtare

Më: 28 mars 2021 Në ora: 16:52
Monika Kryemadhi dhe Edi Rama

“Bashkëpunimi i LSI me Edi Ramën është një tradhti kombëtare”.

Kështu është shprehur Monika Kryemadhi në një intervistë për Abc News.

Sipas kryetares së LSI, të bashkëpunosh me dikë që ka neveri ndaj vendit dhe përze qytetarët e tij, nuk do të ishte gjë tjetër veçse tradhti.

“Bashkëpunimi i LSI me Edi Ramën është tradhti kombëtare. Të bashkëpunosh me një njeri, i cili ndien neveri për vendin e tij, për një njeri që ndien urrejtje për popullin e tij, për një njeri i cili i ngre zgupthi qytetarët e vet për t’i larguar nga Shqipëria, normal që çdo bashkëpunim me Edi Ramën do të ishte tradhti kombëtare“, u shpreh Kryemadhi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat