Një lajm tronditës jo vetëm për skenën politike shqiptare, por ndarja nga jeta e deputetit socialist Bashkim Fino, ka qenë e papritur për të gjithë.
Këtë lajm të hidhur, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla e mori teksa ishte ‘live’ në emisionin “Koha për t’u zgjuar”.
Teksa gazetari Bashkim Hoxha i dha lajmin në studio, Balla u përlot dhe ishte e vështirë të jepte një mesazh ngushëllimi.
“Jam tërësisht i prekur dhe nuk gjej fjalët ta shpjegoj një koleg, një ish-kryeministër, një kontribuues i PS, kaq shumë vite, një ndër njerëzit më të dashur”, tha Balla.
Bashkim Fino u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare. Ai ishte prekur nga COVID-19 prej disa ditësh dhe gjendja e tij ishte përkeqësuar.