Arma më e fuqishme propagandistike e Edi Ramës në 8 vite ishte Shqipëria imagjinare ne 3-D. Falë formimim artistik "të cunguar" Edi Rama përdori imagjinatën e tij për të gënjyer dhe mashtruar shqiptarët. Edi Rama shpiku reforma imagjinare në dëm të njerëzve, shqiptarëve. Edi Rama prezantoi projekte imagjinare për punësimin, arësimin, shëndetësinë, infrastrukturën, energjinë, teknologjinë, vaksinimin në 8 vite. Si pasojë e “imagjinatës së cmendur” të Ramës, Shqipëria është sot në 2021 vendi më i varfër dhe me i pasigurte në rajon dhe në Europë.
Ndërsa Lulzim Basha është politikan që përdor realitetin, për daljen nga kriza ekonomike dhe psikologjike. Në cdo hap të karrierës së tij politike Basha ka qenë shumë pragmatist dhe real. Punët publike reale dhe premtimet reale janë edhe filozofia politike mbi të cilën mbështetet Lulzim Basha.
Misioni real historik i Lulzim Bashës është largimi i “iluzionistit” Edi Rama në 2021, rikthimi i shpresës tek të gjithë shqiptarët dhe integrimi në BE. Misioni i Bashës filloi që në vitin 2013 duke fituar të gjitha betejat me një politikan iluzionist sic është Edi Rama dhe për të fituar "luftën historike" më 25 Prill 2021.
Iluzionisti Edi Rama me vjedhjen e votës në 2017 dhe "tepsinë" e tij pregatititi vjedhjen e mandatit të tretë, por nuk i'a doli falë politikës reale të Lulzim Bashës, PD-së dhe aleancës për ndryshim!
Misioni real i Bashës është ekonomia, arësimi, shëndetësia dhe mbi të gjitha rinia dhe e ardhmja e Shqipërisë.
Largimi i Edi Ramës do ti japi fund edhe politikës imagjinare të cunguar, gënjeshtrave dhe kthimit të vendit në realitet dhe normalitet.
Neve që besojmë Bashën, të rinjtë shqiptarë kemi "ideale", por pa iluzione dhe me këmbë në tokë!