Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka reaguar me një mesazh ngushëllimi në rrjetet sociale për ndarjen nga jeta para kohe të deputetit socialist, Bashkim Fino.
Manastirliu shkruan në postimin e saj se Fino “drejtoi Shqipërinë në një prej momenteve më të vështira të historisë së 30 viteve të fundit”.
“Do të më mungojnë bisedat gjatë pushimeve në seancat e Kuvendit, ku nuk i kursente asnjëherë këshillat e mençura”, shkruan Manastirliu.
POSTIMI I PLOTE
E trishtuar nga lajmi i ndarjes nga jeta të mikut dhe kolegut, Bashkim Fino.
Do të më mungojnë bisedat gjatë pushimeve në seancat e Kuvendit, ku nuk i kursente asnjëherë këshillat e mençura.
Krenare që kam ndarë një copë udhë në politikë me njeriun, i cili drejtoi Shqipërinë në një prej momenteve më të vështira të historisë së 30 viteve të fundit.
U prehsh në paqe, mik?