Një pikë karburanti pranë kryqëzimit të Shënkollit në superstraden Lezhë-Milot është grabitur gjatë natës.
Persona të maskuar dhe të armatosur kanë arritur të marrin xhiron ditore rreth 1 milion lek të vjetra.
Ata mbanin me vete një shkop bejsbolli dhe pistoletë dhe pasi kanë kryer grabitjen janë larguar.
Janë sekuestruar kamerat e sigurisë të biznesit me qëllim identifikimin e autoreve.