Kolegji Zgjedhor po shqyrton padinë e Partisë Socialiste për KAS që vendosi t’i pranonte Partisë Demokratike 222 kandidatë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Përfaqësuesi i PS, Eridian Salianji u shpreh se vendimi i KAS për t’i rikthyer PD kandidadët e hequr nga Komisioneri Shtetëror shkel parimin e barëzisë së palëve në zgjedhje.
“Tejkalimi i numrit të kandidatëve do ta bënte të pamundur thyerjen e herësit nga kandidatët në lista. Gjithashtu me tejkalimin e numrit të kandidatëve do të ngarkohet fleta e votimit” u shpreh Salianji.
Përfaqësuesi i PD, Ivi Kaso nënvizon se shifra 222 nuk cënon numrin minimal të nevojshëm
“Numri minimal duhet të jetë sa numri i mandateve në çdo qark, por neni nuk parashikon kufi për numrin maksimal. Numri ynë siguron vazhdimësinë e kuvendit, edhe në situata paradoksale siç mund të jetë në raste fakteqësish. Paraqitja e listës së nuk e cënon fletën e votimit dhe nuk e bën më pak të qartë. Në bazë numerike nuk ka ndonjë ndryshim të madh” u shpreh Ivi Kaso.
Seanca po mbahet tek godina e Polit të Drejtësisë.