“Kupton matematikën ndryshe” Balla bën me faj PD-në për vonesat e fletës së votimit

Shqipëria

“Kupton matematikën ndryshe” Balla bën me faj PD-në për vonesat e fletës së votimit

Më: 29 mars 2021 Në ora: 12:23
Taulant Balla

Partia Socialiste akuzon PD- në se shkaktoi vonesa të pakuptimta për fletën e votimit me paraqitjen në KQZ të 222 emrave në listë për kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Paraditen e sotme në një prononcim për median pas takimit me kryesuesen e misionit te OSBE/ODIHR, Balla mbajti dhe një qëndrim për këtë çështje.

“Historia që PD krijoi me numrin e pafundm të kandidatëve krijoi vonesa të pakuptimta, ndërkohë që matematika është e qartë se nuk ka kuptim që LSI e kupton Kodin Zgjedhor si ne dhe PD ndryshe.“

Kur kemi hyrë në fushatë zgjedhore, ende nuk është vendosur si do të jetë fleta e votimit. Vendimi përfundimtar pritet të merret menjëherë pasi Kolegji Zgjedhor të japë një vendim për ankesën e PS-së e cila ankimoi vendimin e KAS që vendosi t’i pranonte Partisë Demokratike 222 kandidatë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Sot paradite Kolegji Zgjedhor ka nisur diskutimin e kësaj çështjeje.

Sa i takon fletës së votimit PS thotë se ajo duhet të jetë sa më e thejshtë dhe madje ofron si shembull perfekt fletën e votimit të Kosovës, pra fleta e votimit me numra dhe jo me emra kandidatësh për deputetë.

“Një fletë votimi sa më të thjeshtë që të reduktojë çdo lloj mundësie për votë të pavlefshme. Modeli I fletës së votimit të Kosovës ishte perfekt. Fleta e votimit të jetë e përshtatshme për tu skanuar”

Balla bën me faj PD e LSI-së për mos votimin e emigrantëve.

“PD dhe LSI duhet të mbajnë përgjegjësi për bllokimin e pakuptimtë të votës së emigrantëve. Pengesa që LSI e PD bëri për votën e emigrantëve është turpi i tyre”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat