Në Pallatin e Kongreseve nisën homazhet për nder të ish kryeministrit të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar dhe deputet në disa legjislatura, Bashkim Fino.
Ai u nda nga jeta pasi humbi betejën me covid- 19.
Homazhet do të vijojnë deri në orën 16:00 kur dhe do të përcillet për në banesën e fundit.
Edhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi shprehu ngushëllime duke shtuar: “Mezi e prisja të bashkohej ekipit të Fierit”.