Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos e shesin votën e tyre.
Përmes një postimi në Twitter, ajo apelon që shqiptarët të mos ua dorëzojnë fuqinë e tyre kriminelëve që duan të futen në Kuvend.
“Mos e shisni të drejtën tuaj. Mos e dorëzoni fuqinë tuaj te kriminelët.
Vetëm JU duhet të zgjidhni të ardhmen tuaj”, shkruan Kim në Twitter.