Ashtu si në vitin e mbrapsht të 1997, Bashkim Fino, e bëri bashkë poltikën shqiptare edhe në ditën kur iu dha lamtumira e fundit
Qeveria shpalli ditë zie kombëtare për të nderuar kryministrin e “Pajtimit kombëtarë”, ndërsa Kryetari i Partisë Demorkatike, Lulizm Basha, anulloi agjendën të cilën e kishte në zonën e tij elektorale, në Fier.
Kolegë poltikan, qytetarë, miq dhe të afërm kryen homazhe në nderim të Ishk Kryeministrit Bashkim Fino.
Presidenti Ilir Meta, kujtoi miqësit e tij me Bashkim Finon, ndërsa i shprehu ngushëllime familjes.
Si një koleg të mirë e kujtoi edhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi.
“Mezi e prisja ti bashkohej ekipit të Fierit” tha Ruçi.
Homazhe në nder të tij, zhvilloi edhe kreu i Opozitës Lulzim Basha.
Ndërsa ish kryeministri Sali Berisha, e cilësoi Bashkim Finon si një zë të moderuar në atë që e quan grup drejtues eksremist i PS-së.