“Ishte shumë i veçantë”- Rama flet për vdekjen e Bashkim Finos

Shqipëria

“Ishte shumë i veçantë”- Rama flet për vdekjen e Bashkim Finos

Më: 29 mars 2021 Në ora: 14:32
Edi Rama

Gjatë vizitës në shtëpinë e familjarëve Arjan Salës, i cili ndërroi jetë pas betejës me flakët në një qendër tregtare, Edi Rama kujtoi edhe Bashkim Finon, deputetin socialist që ndërroi sot jetë nga Covid-19.

Ndër të tjera Rama zbuloi se ish-kryeministri Bashkim Fino kishte kaluar së fundmi një tension shumë të vështirë dhe nuk e përballoi dot koronavirusin.

“Sot na ndodhi dhe vdekja e shokut tonë, Bashkimit. Kaloni një tension shumë të vështirë para disa kohësh dhe ishte trupi i predispozuar. Dhe COVID nuk e përballoi dot. Ishte shumë  i veçantë, shumë i dashur.

Çfarë të bësh. Të gjithë kemi ardhur për të ikur, jo për të ndejtur, varet çfarë gjurme lejmë”, tha Rama gjatë bisedës me familjarët e të ndjerit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat