Bardhi: Çdo banor i Elbasanit është bashkuar në rrugëtimin tonë

Shqipëria

Bardhi: Çdo banor i Elbasanit është bashkuar në rrugëtimin tonë

Më: 29 mars 2021 Në ora: 19:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Drejtuesi Politik i PD në Elbasan, Gazment Bardhi deklaroi se shumica e qytetarëve janë bashkuar me opozitën për të sjellë ndryshimin në vend.

Pas takimeve që pati, ai premtoi se Shqipëria mund të dalë nga kriza me planin e PD.

“Në lagjen “Shënkoll” në familjet Metushi, Ranxha, Mema dhe Cerriku, po presin me padurim datën 25 prill. Çdo banor i Elbasanit e ndjen nevojën për ndryshim dhe është bashkuar në rrugëtimin tonë.

Dyer të hapura dhe mikpritje kudo, edhe pse varfëria e pamundësia nuk ka kursyer askënd. Varfëri që e mat tek kryqëzimi i Cërrikut ku xhiroja e dyqaneve ka rënë në mënyrë dramatike. Ne kemi vullnetin dhe kemi një plan për ta ndryshuar këtë tablo. Dhe do ta bëjmë bashkë me qytetarët.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat