Në një intervistë për Ora News, ish drejtuesi i Policisë së Shtetit Arben Hajdarmataj ka komentuar operacionin e sotëm të RENEA-s në Elbasan që u mbyll me arrestimin e 53-vjeçarit Ardjan Çapja dhe Ardi Çekanit, ndërsa u shpall në kërkim Florenc Çapja.
Sipas Hajdarmatajt, Elbasani është një vatër e nxehtë sa i përket krimit dhe për më tepër trafikut të lëndëve narkotike, ndërsa shtoi se Çapjat janë një grup i njohur me aktivitet të nisur vite më parë.
Arben Hajdarmataj: Grupi Çapja është një grup me precendentë kriminalë, i njohur nga strukturat policore por edhe nga opinioni publik jo kohët e fundit. Ne vetë po shohim insertin dhe sot është arrestuar më në fund. Gjej rastin të përgëzoj Policinë e Shtetit që ka zbatuar urdhërin e prokurorisë për ndalimin dhe arrestimin e Ardjan Çapjas, i cili është i njohur nga publiku, nga media dhe nga organet e drejtësisë jo tani vonë por që nga viti 2012 pasi kishte bërë edhe një krim.