Pasditen e sotme në qytetin e Durrësit një i ri u qëllua me thikë. I plagosuri është Endri Nekaj 27-vjeç.
Ai është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Nekaj është plagosur pranë zemrës dhe aktualisht ndodhet në reanimacion, pasi nuk e ka kaluar rrezikun.
Për ngjarjen që ndodhi rreth orës 15:50 në lagjen nr. 13, Plazh pas një konflikti, policia shoqëroi autorin e dyshuar dhe personat e tjerë të përfshirë, ndërsa po punohet për zbardhjen e motiveve.