Ditë tipike pranverore? Parashikimi i motit për këtë javë

Shqipëria

Ditë tipike pranverore? Parashikimi i motit për këtë javë

Më: 30 mars 2021 Në ora: 06:47
Ilustrim

Ditët që kemi lënë pas kemi përjetuar një mot të paqëndrueshëm, me temperature të ulëta, aspak normale për stinën në të cilën jemi. Por duket se, më në fund, mund të ndiejmë pranverën.

Kjo javë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike dhe pritet të na dhurojë ditë me diell, tipike për stinën e pranverës.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e hënë dhe ajo e martë do të kenë mot të kthjellët, por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kalimtare nga orët e mesditës deri tek ato të pasdites. Në relievet e larta malore këto vranësira do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu.

Për ditën e mërkurë dhe të enjte moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Java mbyllet me ditën e premte me mot fillimisht të kthjellët, por me kalimin e orëve do të ketë shtim vranësirash. Në orët e vona të mbrëmjes ne veriperëndim parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat