Partia Demokratike i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili më parë ironizoi takimin e Lulzim Bashës në Fier.
Në një reagim, PD thotë se Rama ndihet i frikësuar nga qytetarët e Shqipërisë që duan të sjellin ndryshimin.
“Rama ndihet i frikësuar nga qytetarët e Shqipërisë që duan të sjellin ndryshimin që i nevojitet vendit tonë.
Ka vetëm dy mundësi: një lider që punon për ju, për të sjellë ndryshimin që i nevojitet Shqipërisë, për t’i përmirësuar jetët tona, ose Rama i cili dështoi për 8 vite dhe ua dha Shqipërinë oligarkëve.
Më 25 prill, Shqipëria do të fitojë dhe Rama do të humbë”, thuhet në reagimin e PD.